Protokolle fizioterapie të udhëhequra nga fizioterapisti yt, hap pas hapi
Jo një bibliotekë ushtrimesh — një program që përparon me ty. Në shqip, kudo ku je.
Si funksionon
Pesë hapa të thjeshtë,
nga konsulta te përmirësimi
Fizioterapisti yt të udhëheq në çdo hap, pa pasur nevojë të dalësh nga shtëpia.
- 1
Rezervo konsultën
Zgjidh fizioterapistin dhe orarin që të përshtatet, online.
Konsulta e parë falas - 2
Takohu online
Lidhu nga telefoni, tableti ose kompjuteri. Të ndihmojmë nëse ke vështirësi.
- 3
Vlerësimi
Fizioterapisti vlerëson problemin dhe diskuton me ty planin e trajtimit.
- 4
Merr programin tënd
Pas konsultës merr një link personal me ushtrimet e tua, hap pas hapi.
- 5
Ndiq përparimin
Fizioterapisti ndjek ecurinë dhe e përshtat programin sipas progresit tënd.
Pse KonsultoPT
Fizioterapi profesionale,
pa dalë nga shtëpia
Një program i ndërtuar për ty nga një fizioterapist i licencuar, që të ndjek hap pas hapi.
Fizioterapistë të licencuar
Të përzgjedhur me kujdes, të trajnuar dhe të vlerësuar për cilësi.
Qasje e bazuar në evidencë
Programe të ndërtuara mbi udhëzime klinike dhe kërkim shkencor, jo ushtrime të përgjithshme.
Plan i personalizuar
Ushtrime të ndërtuara për problemin, ritmin dhe objektivat e tua.
Nga shtëpia, kur të duash
Pa udhëtime dhe pa pritje. Mjafton një pajisje me internet.
Më ekonomik se klinika
Konsulta dhe programet janë më të përballueshme dhe po aq efektive.
Pa stres me dokumentet
Rezervimi dhe faturimi bëhen thjesht, pa burokraci.
Programi i shpatullës
Shoulder School
Program ushtrimesh progresive për dhimbjen e shpatullës, i bazuar në kërkim klinik dhe i udhëhequr hap pas hapi nga fizioterapisti yt.
- Për këPër persona me dhimbje të shpatullës, që u kufizon lëvizjet dhe aktivitetet e përditshme.
- Si fillonMe një konsultë vlerësimi. Nëse programi është i përshtatshëm për ty, fizioterapisti ta dërgon me link personal.
- BazaProtokoll i zhvilluar dhe i studiuar nga një grup kërkimor universitar.
Protokolli Shoulder School është zhvilluar nga Grupo de Investigación Clínica en Ciencias de la Salud, Universidad de Valladolid (Soria, Spanjë), dhe përdoret në Konsultopt me lejen e autorëve. Të gjitha të drejtat u përkasin autorëve.

